Kurti: Dobësimi i shtetit godet më shumë gruan se burrin në familje

Aktuale

Kurti: Dobësimi i shtetit godet më shumë gruan se burrin në familje

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:48
Albin Kurti

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një aktivitet sot të mbajtur në “shesin 21” theksoi se dobësimi i shtetit godet më shumë gruan se burrin në familje dhe jashtë saj.

Kurti, para dhjetëra grave të pranishme në këtë aktivitet në kuadër të para fushatës tha se shteti ynë është i dobët nga moszhvillimi, padrejtësia dhe pabarazia.

“Por kjo nuk do të mjaftojë, në qeverisjen tonë e duam angazhimin tuaj, e duam kontributin tuaj, intelektin e kulturën, punën dhe ambicien, forcën dhe mirësinë tuaj”, u shpreh ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dobësimi i shtetit godet më shumë gruan se burrin në familje dhe jashtë saj, e forcon patriarkalizmin dhe e rrit varësinë e gruas. Shteti ynë është i dobët nga moszhvillimi, padrejtësia dhe pabarazia, prandaj me 6 tetor vajzat dhe gratë do të votojnë Lëvizjen. Por kjo nuk do të mjaftojë, në qeverisjen tonë e duam angazhimin tuaj, e duam kontributin tuaj, intelektin e kulturën, punën dhe ambicien, forcën dhe mirësinë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat