Shqipe Pantina: Do të investojmë në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës - Bota Sot
Shqipe Pantina: Do të investojmë në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës

Aktuale

Shqipe Pantina: Do të investojmë në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:21
Shqipe Pantina

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së Shqipe Pantina, është takuar me banorët e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

Në këtë aktivitet në kuadër të para fushatës, Pantina u zotua para të pranishëmve se do ta rrisin cilësinë në arsim, duke thënë se edukimi do të fillojë qysh në moshë të re me rritjen e numrit të çerdheve në të gjitha komunat e vendit.

“Kjo përveç që ndihmon fëmijët të kenë qasje në edukim në moshë të hershme, ndihmon edhe nënat të ndjekin karrieren ose kenë hapësirë për vete”, u shpreh ajo, para dhjetëra banorëve të këtij fshati.

Po ashtu, Pantina tha se do të ketë investime në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës në mënyrë që të rinjtë pas shkollimit të mund të sigurojnë vende pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...