Ngjarjet e sotme në Kosovë - Bota Sot
Ngjarjet e sotme në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet e sotme në Kosovë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:00
Ilustrim

- Shoqata "Pema Kovrage" në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljës së mollës. (Kovragë - Istog, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim anëtarët e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, Handikos. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Nën organizimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë do të fillojë punimet në Prishtinë forumi rinor katër-ditor i titulluar “Qasja e të rinjve në të drejtat e njeriut”. (Hotel International në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës se Prizrenit. (Salla e mbledhjeve në Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin për shëndetësi, në Konventën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Emerald Hotel, ora 15:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë do të organizojë Javën e Diplomacisë së Klimës për të shqyrtuar sfidat kryesore të Kosovës për ndryshimin e klimës. (Shtëpia e Evropës, ora 17:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me struktura dhe qytetarët e Degës II në Prishtinë. (Taukbahqe, ora 18:00)
 
- Në kuadër  të Javës së BE-së për sensibilizimin për ndryshimet klimatike, Ambasada Franceze organizon shfaqjen e filmit Demain ku prezantimi i filmit do të bëhet nga Ambasadorja, Zonja Marie-Christine Butel. (Kino Armata, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...