E frikshme: Tërmeti që goditi Shqipërinë, do e shkatërronte Stambollin

Aktuale

E frikshme: Tërmeti që goditi Shqipërinë, do e shkatërronte Stambollin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:11
Ilustrim

Gati dy dekada nga tërmeti shkatërrimtar që goditi rajonin e Marmarasë, banorët e Stambollit janë të ndërgjegjshëm se një tjetër tërmet i madh është i pashmangshëm.

Por qyteti turk prej rreth 16 milionë banorësh, nuk është i përgatitur për një goditje të tillë. 17 gushtin e vitit 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 që zgjati për 45 sekonda, rrafshoi pjesë të tëra të qytetit të Izmirit; bilanci ishte tragjik: mbi 18.000 të vdekur, 50 mijë të plagosur e 300.000 të pastrehë.

Tre muaj më vonë, lëkundjet e tokës do të riktheheshin dhunshëm në qytetin e Duzce-s ku vdiqën rreth 900 vetë. Të dy këto episode evidentuan një problem thelbësor, i cili u konsiderua dhe si një prej shkaqeve për numrin aq të lartë të viktimave: standartin e ulët të ndërtimeve dhe përgatitjen e dobët të ekipeve të emergjencës.

Kryeqyteti i dikurshëm i Perandorisë Osmane ka pësuar shumë tërmete gjatë historisë së tij të gjatë. Në 1509-tën, “u lëkund aq fort” sa autoritetet osmane nisën t’i referohen atij momenti si “apokalipsi i vogël”. Që prej goditjes në Marmara në 1999-tën, është krijuar një njësi e reagimit të shpejtë – Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencës, AFAD, – janë ngritur spitale që i rezistojnë tërmeteve e janë instaluar sisteme për të ndërprerë në kohë linjat e gazit në rastet e një fatkeqësie të tillë natyrore.

Por ekspertët mendojnë se problemi kryesor mbetet fakti që Stambolli ka dhjetëra mijëra ndërtesa, të cilat u ngritën në këmbë shumë shpejt gjatë bumit të ndërtimit të dekadave të fundit pa ose me shumë pak mbikëqyrje rregullatore. Tërmeti i 1999-tës tregoi se sa shumë ndërtesa ishin ndërtuar me një ccimento të një cilësie shumë të ulët, e përgatitur me rërë të papërshtatshme të nxjerrë nga deti. Pavarësisht se autoritetet turke këmbëngulin se rregullat janë ashpërsuar shumë këto 20 vitet e fundit, shembja e një kompleksi banimi shkurtin e këtij viti, që mori 20 jetë njerëzish, ripërtëriu frikën mbi qëndrueshmërinë e infrastrukturës së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat