Vuçiq nga sot në Nju Jork takon Merkel, Lavrov, Micotakis, Riker, Guteresh edhe lider tjerë për Kosovën

Aktuale

Vuçiq nga sot në Nju Jork takon Merkel, Lavrov, Micotakis, Riker, Guteresh edhe lider tjerë për Kosovën

Nga: Fatmir Beka Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga sot deri me 26 shtatori do qëndroj në Nju Jork ku do të marr pjesë në mbledhjen e përgjithshme të 74-të të OKB, që kësaj radhe i kushtohet ndryshimeve klimatike, ndërkohë që do ketë takime me lider të shumtë botëror me temën bosht çështja e Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Thelbi i takimeve sipas gazetës do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës “ me çmimin më të vogël të mundshëm për Serbinë”.

Vuçiq në ShBA do takohet me kancelarin gjermane Angela Merkel , kryetarin e qeverisë greke Kirjakos Micotakis, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe një varg i takimeve bilateral, por gjithsesi tema dominuese do të jetë Kosova.

Ai ka njoftuar se do të ketë takim me ministrin rus Lavrov, ndërsa pas hapjes së mbledhjes së Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së do takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm Antonio Guteresh.

Atje presidenti i Serbisë do takohet edhe me kryeministrin irlandez Leo Varadakar, presidentin e Guatemales Xhimi Morales si dhe kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror Berger Brende.

Vuçiq do takohet edhe me kryesin e detyrës së sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi Filip Riker dhe drejtorin e “Forin ofiss” Riçard Mur.

Vuçiq ka paralajmëruar takim me kryeministrin e ri grek Micotakis dhe bisedës pasi  "Ai do dëshiroj të dëgjoj edhe pakën shqiptare dhe do lus mikun grek q ëmos të pranoj pavarësinë e Kosovës ", tha ai.

Parashihen edhe takime me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, nënkryetari e Komisionit Evropian Frank Timermans dhe ish-përfaqësuesin e BE Federika Mogerini.

Vuçiq do të marr pjesë edhe në ngjarjen përcjellëse në nivel të lartë të organizatës UNESCO „Ardhmëria e arsimimit” ku do marrin pjesë shume përfaqësues nga vende të ndryshme.

Vuçiq gjatë qëndrimit në Nju Jork do të takoj edhe kryetarin e Palaut Tomas Remenges, kryetarin e Kongresit jevrej Ronaldom Loderom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat