KQZ ndryshon sloganin e zgjedhjeve - Bota Sot
KQZ ndryshon sloganin e zgjedhjeve

Aktuale

KQZ ndryshon sloganin e zgjedhjeve

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:06

(E plotësuar) - “Trego fuqinë tënde, voto” është slogani i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ ka miratuar sot ndryshimin e vendimit për miratimin e sloganit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Nazlie Bala tha se Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik, ka propozuar sloganin e ri të për KQZ-në.

Bala: ‘Trego fuqinë tënde, voto’ është slogani i KQZ-së

“Slogani i ri i propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik është: ‘Trego fuqinë tënde, voto’”, bëri të ditur ajo.

E përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi kërkoi garancion se edhe slogani i ri nuk ngjason me sloganin e ndonjë subjekti politik.

Gashi: Duhet garancion që slogani i ri nuk ngjason me atë të ndonjë subjekti

“A ka garancion që slogani që na u ka sjellë i riu koincidon me një subjekt tjetër ose me një slogan të një subjekti tjetër. Kjo është arsyeja, dhe s’po them se duhet me mbet. Unë s’kam qenë pjesë e këtij Këshilli kur është vendos për sloganin që është aktualisht, dhe kur ka ardh ne unanimisht e kemi votuar”, u shpreh ai.

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje tërhoqi vërejtjen që në KQZ të mos sillet beteja politike, në mënyrë që kjo e fundit të mos rrëshqas në asnjë anë, siç është slogani.

Ndryshe, slogani i deritanishëm i KQZ-së ishte “Votojmë për të ardhmen tonë”, slogan ky që u  konsiderua i ngjashëm me atë të PDK-së, e që është “Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...