Vrasja e trefishtë në Prishtinë, zbulohet çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti - Bota Sot
Vrasja e trefishtë në Prishtinë, zbulohet çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

Aktuale

Vrasja e trefishtë në Prishtinë, zbulohet çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:35
Pamje nga incidenti në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Mosmarrëveshjet mes familjeve Rafuna dhe Mehmeti dyshohet se kishin filluar disa ditë para se të ndodhte vrasja e trefishtë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjithçka filloi për disa kube të betonit. Në konfliktin e armatosur dyshohet se u shkrepën 18 plumba, nga të cilët u plagosën pesë persona. Tre ndërruan jetë në QKUK, ndërsa i katërti, sipas mjekëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sinjali ka siguruar deklaratën e njërit prej anëtarëve të familjes Mehmeti që dyshohet se ishte përfshirë në ngjarjen në të cilën mbetën tre persona të vrarë. Dyshohet se Naim Mehmeti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Çka thuhet në kallëzimin penal për Naim Mehmetin?

Image

“Përderisa ngjarja po zhvillohej, Naim Mehmeti shkon në banesën e tij e merr armën e tipit “AK-47”, dhe niset në drejtim të vendit të ngjarjes. Por, para banesës, rastis në një pjesëtar të Policisë i cili arrin që ta ndalojë atë dhe t’ia marrë armën”, thuhet në kallëzimin penal të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Çka deklaroi ai?

“Mefaili i ka mëshu shkelm shkallëve të betonit unë e pash dhe është larguar, mjeshtri i shkallëve e ka thirrë Bashkimin në telefon dhe unë i thash të mos dilte. Ndërsa, pas kësaj unë dola deri në banesë dhe e pash që Bashkimi nuk ishte aty, u ktheva në kafene dhe aty erdhi Mefaili dhe Fadili…Unë nisa me folë me kqyrë çka është puna…Për një moment ai, Mefaili e ka nxjerrë revolën, unë kam ikur rreth lokalit tim, ai ka hyrë përmes derës së lokalit me më dalë përpara dhe ka gjuajt më ka rrokë në këmbë në gishtin e madh. Unë kam ikur, kam shkuar në banesë, e Bashkimi ka qenë bashkë me babën tu nejt anash. Kam qenë shkallëve në kat të dytë, i kam dëgju krismat e kam ditë që ata po gjuajnë. E kam marrë kallashin dhe kam dalë poshtë shkallëve…Babën e kam taku në hyrje dhe është mundu me më mbajtë, e pyeta ku është Bashkimi, ai më tha se Bashkimi mbet i vrarë”, thuhet në kallëzimin penal”.

“Siç jam dalë më është afruar një polic më ka kërkuar armën dhe ia kam dorëzuar”, ka deklaruar Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...