Po përballet me fushatën serbe kundër njohjeve, Kosova nis takimet në Asamblenë e OKB

Aktuale

Po përballet me fushatën serbe kundër njohjeve, Kosova nis takimet në Asamblenë e OKB

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:49
Kosova nis takimet në Asamblenë e OKB

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Republika e Kosovës nuk është ende anëtare e kësaj organizate, megjithatë, autoritetet kosovare i shfrytëzojnë punimet e Asamblesë për t’u takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës.

Kosova shkon në OKB këtë vit në një kohë kur Serbia vijon fushatën e saj agresive për tërheqjet e njohjeve.

Ndërkohë, ministri Pacolli është takuar në Nju Jork me zyrtarë të disa shteteve. Ai është takuar me ministrin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, me homologen e Guajanës, si dhe me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pacolli pritet të zhvillojë takime të tjera gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të lobuar për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat