Bajqinovci premton se do ta hetojë privatizimin e KEK-ut

Aktuale

Bajqinovci premton se do ta hetojë privatizimin e KEK-ut

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:37
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci, përmes një videoje ka premtuar se do ta hetojë privatizimin e KEK-ut si dhe do të angazhohet që punëtorët e saj t’i rikthej në punë, pasi thotë se ata po bredhin nëpër gjykata.

Ai thotë se KEK-u është falur kur është shitur për 26 milionë euro, teksa thotë se ato para, shteti do t’i përfitonte vetëm nëse do e lëshonte objektin e KEDS me qira për 20 vite.

Bajqinovci premton themelimin e gjykatës së punës, ku do të trefishohen inspektorët e punës, ndërsa punëtorëve do t’ua kthejë dinjitetin dhe do të rriten pagat për ta.

Ndiqeni videon e Bajqinovcit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat