Njohësi i çështjeve të emergjencave: Edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga tërmetet

Aktuale

Njohësi i çështjeve të emergjencave: Edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga tërmetet

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:17
Tërmeti në Shqipëri

Shqipëria është përballur me një numër të madh tërmetesh në dy ditët e fundit.

Tërmeti i datës 21 shtator ishte ai që ngjalli më së shumti panikun te qytetarët pasi ishte mjaft i fuqishëm, 5.8 ballë Rihter.

Ky tërmet përveç se në Shqipëri u ndje edhe në disa vende të Kosovës.

Njohësi i çështjeve emergjence, Tahir Ahmeti ka dhënë disa arsye se pse ndodhin tërmetet.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe në Kosovë mund të ketë ndonjë tërmet i cili do të shkaktonte dëme materiale dhe të rrezikonte jetën e qytetarëve.

“Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet). Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaftë të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri. Duket pas parasysh pozitën gjeografike por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Tërmetet nuk mund të parashikohen apo parandalohen, por ne mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre dhe si duhet të veprojmë në raste të tilla, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla”, shkruan Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat