Ambasadori i Britanisë viziton Doganën

Aktuale

Ambasadori i Britanisë viziton Doganën

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.

Siç njofton kumtesa, gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar. Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat