Milaim Zekën e paralajmërojnë se kjo parti po mundohet me ia ble kandidatët për deputetë

Aktuale

Milaim Zekën e paralajmërojnë se kjo parti po mundohet me ia ble kandidatët për deputetë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:20
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kandidat për kryeministër nga radhët e PEK-ut, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çfarë po e brengosë më shumë në vend.

Duke treguar për rreth disa pyetjeve më të shpeshta që po i merr ai, Zeka gjithashtu ka treguar se dikush i ka thënë se nga PDK-ja po mundohen t’ia marrin kandidatët për deputet.

Ja shkrimi i tij:

A dini çka po me brengose ne këtë vend?!

Rralle po na pyesin se si me kalu nga kjo gjendeje teper e rende? Si me ndale shpernguljen? Si me i zgjidhe problemet reale te qytetareve.

Edhe ne diaspore te njejtate pyetje: Cka mendon per Ibrahim Rugoven?! Po per Hashim Thaçin? Po per Albinin?! E folna naj fjale edhe per Ramushin.. Askush nuk na pyet per program.

Besa ka pyetje hala ma te renda, te tipit: E sa pare i keni si parti? A ke mujte me ble komisioner? A e dine qyshe vidhen votate? Kendej neper ambasada e konzullata a ke njereze qe votojne ne emrin e te tjereve?!

Dikush ketu me thote a e dine qe po mundohen me ti ble kandidatet per deputete, sidomos keta te PDK-se?!

O njereze, nese gjendeja eshte mire, vetem vazhdoni. Ne nuk jemi parti e mashtrueseve dhe e rrencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat