Vrasja e Haki Imerit, Lushtaku: Familjet të shohin si vrasës, këto raste duhet të zbardhen

Aktuale

Vrasja e Haki Imerit, Lushtaku: Familjet të shohin si vrasës, këto raste duhet të zbardhen

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 22:00
Gani Geci Sami Lushtaku

Dy figurat e UCK’së, Sami Lushtaku dhe Gani Geci kanë folur rreth aktivistin e LDK’së, Haki Imeri, i cili menjëherë pas lufte u rrëmbye e më vonë u vra.

Lushtaku ka thënë se asnjëherë nuk e ka njohur Imerin por kur e ka pyetur gruan e tij, që vinte nga fshati i njëjtë me të, ajo i ka treguar se vjen nga një familje e mirë.

“Unë Haki Imerin nuk e kam njohur asnjëherë. Gruaja ime është nga Broja. Më ka thënë se është njëri i mirë dhe janë familje shumë e mirë [Familja e Haki Imerit]”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq Geci thotë se Imeri ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së dhe ka qenë i njohur në rajonin e Drenicës.

“Ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së”, ka treguar Geci.

Ndërkaq Lushtaku ka thënë se e shqëtëson që  për vrasjet e aktivistëve të LDK’së akuzohen UCK’ja. Sipas Lushtakut, këto vrasje duhet të zbardhen që të mos ketë akuza.  

“Familjet kanë të drejtë me të pa në si vrasës, nëse të tjerët të akuzojnë. Kemi kërku prej Policisë, tash prej AKI’së që të merren seriozisht këto vrasje. Të zbardhen këto vrasje se na kanë mbetur si gogol”, ka thënë ish-komandanti i UCK’së, tash zyrtar i PDK’së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat