Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, me bindje u shpreh se do të dalin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Tahiri, pohon se kjo u vërtetua në tubimin e sotëm me qytetarë të Pejës.
“Në qytetin që u ringjall nga hiri, aty ku e gjejmë dëshminë e lirisë, themelin e qytetarisë dhe kështjellën e shqiptarisë u vërtetua se me 6 tetor do t’i kthehet besimi dhe mandati nga popullit prap Kryeministrit Ramush Haradinaj”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Ja shkrimi:
Në Pejë, sot shtrënguam duart për t’i dhënë vendit shpresë. Në qytetin që u ringjall nga hiri, aty ku e gjejmë dëshminë e lirisë, themelin e qytetarisë dhe kështjellën e shqiptarisë u vërtetua se me 6 tetor do t’i kthehet besimi dhe mandati nga popullit prap Kryeministrit Ramush Haradinaj.