Krasniqi: Limaj, i vetmi lider që ka Vetingun e kryer

Aktuale

Krasniqi: Limaj, i vetmi lider që ka Vetingun e kryer

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:26
Veseli Krasniqi dhe Fatmir Limaj

Zëvendësministri në largim, tani kandidat për deputet nga partia e NISMA Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, në debatin frontal në televizionin T7, në pyetjen se pse duhet votuar Fatmir Limajn dhe NISMA Socialdemokrate, ai në mesin e shumë arsyeve, ka veçuar një nga tiparet e shefit të tij që asnjë nga liderët tjerë nuk e kanë.

“Lideri Fatmir Limaj është një nga liderët e vetëm që ka Vetingun e kryer, po që se kërkohet një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi në këtë debat.

Mes tjerash Krasniqi, përballë kundër-kandidatëve tjerë, ka vazhduar duke shpalosur edhe programin socialdemokrat të partisë NISMA, që sipas tij është një programet më të dëshiruarat nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat