Lutfi Haziri e quan Albin Kurtin ‘Mister Bini’: U qeth, u rru, ka hi n’kravatë, u bo si me kanë i LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri e quan Albin Kurtin ‘Mister Bini’: U qeth, u rru, ka hi n’kravatë, u bo si me kanë i LDK-së

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:47
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie, ka thënë në një tubim në Prishtinë se kandidatja më e fortë në këto zgjedhje është Vjosa Osmani.

Lutfi Haziri ka folur për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të cilin e ka krahasuar me komedianin Mr.Bean.

“E dyta edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini, ka fillu tash ka hy në kravatë, u qeth e u rru, ja ka nisë me i përngja LDK’së, nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e Kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa, gjith LDK’ja i ka thanë jo, Vjosa ka me u ba kryeministre, LDK’ja e cakton kush ka me kanë kryetar i Kuvendit. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit, dreqit me ba me qytetarët”, tha Haziri para qytetarëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat