Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 07:15
Ilustrim

- Wennberg International Collaborative, Action for Mother and Children, Solidar Suisse Kosova dhe Kolegji Heimerer organizojnë punëtorinë ndërkombëtare 'WIC Health Policy Workshop'. (Kolegjin Heimerer, ora 9:00)

- Zyra e Këshillit të Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë organizojnë punëtori për rolin e mediave në ngritjen e vetëdijes lidhur me dhunën kundër gruas dhe dhunës në familje. (Villa Gërmia, ora 9:30)

- Zyra e UNICEF-it në do të nis eidicioni i dytë i Activate Talks e cila trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë. (Cineplexx Prishtina, ora 10:00)

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë rezultatet e studimeve në sektorin e ushqimit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovë, ora 10:00)

- Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa organizon një konferencë me media me qëllim të informimit të opinionit për fushatën zgjedhore të subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon me 25 shtator dhe përfundon një ditë para ditës së zgjedhjeve. (Zyra e PZAP-it, Rruga Migjeni, ora 10:30)

- Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Doracakun për Praktika Gjyqësore. (Akademia e Drejtësisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media lidhur me monitorimin e fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2019. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës rinisë dhe sportit  do të organizojë Javën evropiane të sportit. (Pallati i rinisë dhe sportit, ora 11:00)

-  Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të bëjë Nisjen Zyrtare të projektit për përgatitjen e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër për Prishtinën. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ora 12:25)

- Koalicioni AAK-PSD organizon konferencë për media. (Zyret qendrore të AAK-së në Ulpianë,  ora 13:00)

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga LSE në Kolegjin Riinvest organizon debatin e radhës Talk the Talk me kandidatin për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti. (Biblioteka e Kolegjit Riinves, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të ndajë mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit në Prizren, ora 20:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat