Kurti jep parashikimet se në cilat komuna Vetëvendosje del e para në zgjedhje

Aktuale

Kurti jep parashikimet se në cilat komuna Vetëvendosje del e para në zgjedhje

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:06
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje do të del si parti e parë.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje do të del e para në komunat Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Kaçanik, Han të Elezit, Ferizaj, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Malishevë dhe Obiliq.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të del e para edhe në Malishevën e Fatmir Limajt, Kurti është përgjigjur shkurt “Do të dalim e para në Malishevën e Gani Krasniqit.

I pyetur për përqindjet që mund të marrin subjektet politike në nivel vendi, Kurti ka thënë se Vetëvendosje shkon në kuotën e 30% të votave të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat