E thotë ish-anëtari i pakënaqur i LVV-së: Tek Albini po vërehen shenja pozitive

Aktuale

E thotë ish-anëtari i pakënaqur i LVV-së: Tek Albini po vërehen shenja pozitive

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:37
Albin Kurti

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kohë më parë ishte larguar nga ky subjekt politik, pasi nuk ishte i kënaqur me shumë gjëra brenda kësaj partie, Leon Duhanaj thotë se, tek Albin Kurti po vërehen shenja pozitive.

Duhanaj përmes një postimi në Facebook, duke e komentuar intervistën e mbrëmshme të Kurtit, pohon se, edhe pse vërehen vështirësitë te Albin Kurti që ka ri pranuar disa fakte, e din ati që nuk ka perspektivë në këtë vend pa ndryshuar.

“Megjithatë, mendoj që Albini, ka shumë pyetje të cilave nuk i jep përgjigje të çarta, por që mendoj vjen me kohen duke ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar edhe të tjerët para tij”, shkruan ai.

Ja postimi i plotë:

Pasi që përcolla një pjesë të debatit të mbrëmshëm. Konsideroj që Albin Kirti po avoluon.

Edhe pse vërehen vështirësitë që ka për r'i pranuar disa fakte, ai e di që pa ndryshuar nuk ka perspektivë në ketë vend. Pra, tek Albini vërehen shenja pozitive. Ka filluat ta njoh dhe ta kuptoj popullin të cilin synon ta qeveris.

Megjithatë, mendoj që Albini, ka shumë pyetje të cilave nuk i jep përgjigje të çarta, por që mendoj vjen me kohen duke ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar edhe të tjerët para tij.

Në ketë kontekst, e shoh si një evoluim pozitiv. Uroj që edhe militantet e tij, ta shohin në ketë orizëm dhe t'i zbusin qëndrimet dhe qasjen e tyre ndaj mendimit ndryshe.

Nuk ka të drejtë as mendim absolut. Prandaj respekt për mendimin ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat