Këtë se keni pritë: Kandidati për deputet i LVV-së i kërkon përballje Dardan Molliqaj!

Aktuale

Këtë se keni pritë: Kandidati për deputet i LVV-së i kërkon përballje Dardan Molliqaj!

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2019 Në ora: 09:06
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqajt, sot iu ka bë një ftesë që të përballet direkt me Gazmend Islamin kandidat për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse Molliqaj po pretendon se Lëvizja Vetëvendosje po i ik debatit me të, sot Islami përmes një njoftimi në Facebook, thotë se le ta zgjedh vendin Dardani për një përballje televizive.

Islami thotë se Molliqaj po manipulon me opinionin dhe po e gënjen atë.

“Dardan Molliqaj vazhdimisht është duke manipuluar me opinionin dhe po vazhdon ta gënjejë atë, mirëpo foret e Dardanit nuk do të shiten te populli.

Dardan Molliqajt i kërkojë përballje në ndonjë debat televiziv, që t'i shpalosim programet e partive në të cilat jemi në listë për deputet.

Vendin le ta zgjedh Dardani!”, shkruan Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat