Këshilltari i Haradinajt udhëton sot për në Hagë, pas ftesës së Gjykatës Speciale

Aktuale

Këshilltari i Haradinajt udhëton sot për në Hagë, pas ftesës së Gjykatës Speciale

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 09:33
Lulzim Kabashi dhe Ramush Haradinaj

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga AAK, Lulzim Kabashi do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Hagë, pasi është ftuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, Kabashi në një prononcim ka thënë se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa intervista do të bëhet ditën e mërkurë.

“Kam me udhëtuar nesër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi Gazetës Sinjali.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat