Albin Kurti e përsërit se nuk do ta heq nga zyra flamurin e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti e përsërit se nuk do ta heq nga zyra flamurin e Kosovës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 12:04
Albin Kurti

(E plotësuar) - Albin Kurti, kandidat i VV për kryeministër ka folur në Kongresin e Dytë Kombëtar të të rinjëve.

I njejti ka thënë se që disa vite në Kosovë janë injoruar rinia dhe gratë.

 “Në shtetin tonë të shpallur të pavarur tash e 11 vite, rinia por edhe gratë janë neglizhuar. Ne parashohim që e drejta e votës të jetë prej 16 vjet se nëse punon prej 16 vjet pse nuk mundesh me votu prej 16 vjet. Shkolla e mesme duhet të freskohet me studentët më të mirë të Universitetit, të diplomojnë e të kthehen në shkollat e mesme të japin mësim. Kemi paraparë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore”, tha lideri i VV-së.

Sa i përket largimeve të të rinjëve nga Kosova, i njejti ka premtuar se në mandatin e tij të rinjtë nuk do të kenë nevojë që të veprojnë ashtu.

“Jepjani edhe një shancë këtyre zgjedhjeve. Nuk mendoj se ja vlen me shku jashtë vendit i papërgatitur. Nëse shkon jashtë vendit, nëse ndonjëherë emigron nuk do të duhej ta bësh këtë nga frustrimi se gjithkun ka edhe ma keq. Do ta kemi grantin e katërt për komuna i cili gjithsej do të jetë 600 milionë euro për mandat. Ne duam që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. E ndaj brengën me juve sa i përket mësimdhënësve mendoj se kemi nevoje për freskim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.

I njejti tha se nuk nuk do të heqë flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

“Unë si kryeministër nuk do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valvit flamurin deri tash e kane vjedh ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha Kurti.

***

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se rinia është e gatshme për ndryshime.

Kurti tha se të rinjtë ashtu sikurse edhe gratë, janë të neglizhuar.

“Rinia është motori i përparimit, ngase ndonjëherë mund të kesh rini pa përparim, atëherë kur është pasiviteti i madh i pranishëm. Rinia është neglizhuar po ashtu edhe gratë. Kjo është bërë me mekanizma dhe forume që kanë pasur për synim përfshirjen e rinisë, pa rini”, tha Kurti në debatin e parë politik të Kongresit Kombëtar të të Rinjve.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka skemën e punësimit të garantuar prej moshës 16-18 vjeç.

Kandidati për kryeministër tha se përderisa të rinjtë e moshës 16 vjeçare mund të punojnë në kafiteri, ata do të duhej të kishin edhe të drejt vote.

“Ne angazhohemi për pjesëmarrje e gruas dhe rinisë. E kemi skemën e punësimit të garantuar prej moshës 16-18, qe së paku një vit të punojnë rinia. Njëkohësisht ne parashohim që mosha e votimit të jetë 16 vjeç, derisa ata mund të shërbejnë në kafiteri mund edhe të votojnë”, theksoi Kurti.

Kurti foli edhe për planet  që kanë për sistemin arsimor.

“Më pas duam ta freskojmë shkollën e mesme, nëpërmjet studentëve më të mirë, posa të diplomojnë të kthehet në shkollën e mesme dhe të japin mësim. Duam që ta lidhim arsimin me ekonominë, që 1/3 të jenë gjimnaze, 2/3 shkolla profesionale.

Kemi paraparë 1000 bursa për vajza", tha Kurti.

I pyetur nga të rinjtë për fondet që do të ndajnë për laboratorët në shkolla, ai tha se do të kenë grantin e katërt për komuna, me vlerë prej 600 milionë eurove.  

Kurti tha se injoranca kushton më shumë se arsimi.

"Do ta kemi grantin e katër për komunat i cili gjithsej do të  jetë 600 milionë euro, me ç'rast ideja është që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. Unë kam bindje të fuqishme se injoranca kushton më shumë se arsimi. Padituria kushton shumë më tepër. Kemi nevojë për freskim dhe avancim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies", tha ai.

Sipas Kurtit, mbi 10 herë është ndarë buxhet më shumë për asfalt se sa për universitete.

Duke folur për simbolet shtetërore, Kurti tha se në rast se merr postin e kryeministrit, nuk  do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra, duke rikujtuar se njëjtë ka vepruar edhe si kryetar i komisionit për Punë të Jashtme.

"Unë si kryeministër i Kosovës nuk do heqë flamurin e Kosovës nga zyra. Unë i kam respektuar këto si kryetar i komisionit për punë te jashtme Pika jonë më e fortë është së ata që e kanë valvit flamurin deri tash, e e kanë vjedhur ardhmërinë tonë, do të shkojnë ne shtëpi", ka shtuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat