Thaçi takon kryeministrin grek, pajtohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Aktuale

Thaçi takon kryeministrin grek, pajtohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 13:39
Hashim Thaçi dhe Kyriakos Mitsotakis

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryeministrin e ri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se kryeministrin e Greqisë e ka falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovë.

Ai ka thënë se me Mitsoktakis janë pajtuiar që të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Postimi i plotë:

Është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e kam falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në perspektivën euroatlantike. U pajtuam që të shikojmë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat