Brahimaj viziton shoqatat e dala nga lufta

Aktuale

Brahimaj viziton shoqatat e dala nga lufta

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 14:50
Lahi Brahimaj

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka vizituar shoqatat e dala nga lufta.

Duke i quajtur “vëllezër të pushkës”, Brahimaj tha se Kosova ende ka nevojë për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:

Vizitë shoqatave të dala nga lufta, e kam për nderë të takoj vëllezërit e pushkës, ata që në ditët më të vështira nuk na braktisën për asnjë moment. Kosova ende ka nevojë për kontributin e këtyre burrave dhe të gjithë neve që e duam këtë vend, që duam shtetësinë dhe dinjitetin e Kosovës. Si dikur në përkrahje të Ramush Haradinajt duke kontribuar për vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat