Rama videoselfie me punonjësin shqiptar nga Kosova të sigurisë në SHBA: Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara!

Aktuale

Rama videoselfie me punonjësin shqiptar nga Kosova të sigurisë në SHBA: Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara!

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:52
Pamje nga videoja

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku po merr pjesë në Sesionin e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dhe do të takohet me presidentin Donald Trump.

Ai ka ndarë me ndjekësit një video të këndshme ku shfaqet pranë një punonjësi të sigurisë, në selinë e asamblesë i cili është me origjinë nga Kosova.

Derisa kryeministri Rama thotë “‘Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, punonjësi i sigurisë ia kthen: Patjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat