I tha se po endet korridoreve, Thaçi ia kthen Vuçiqit: Unë kam hyrë nga dera, ai nga tavani

Aktuale

I tha se po endet korridoreve, Thaçi ia kthen Vuçiqit: Unë kam hyrë nga dera, ai nga tavani

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 20:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi sot se “Thaçi po endet korridoreve” të selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Thaçi, duke marrë shkas nga një polic me prejardhje nga Kosova që po ruan hyrjen e selisë së OKB-së, në një deklarim për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se ndihet mirë kur e di që Vuçiq ka hyrë në selinë e OKB-së “përmes njerëzve të Kosovës”.

“Mua më vjen mirë që Vuçiq ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiq janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi.

Vuçiq, teksa ka folur për takimet që ka pasur në Neë York, ka gjuajtur sot me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Vu֛çiq ka thënë se do të dëshironte të takonte Thaçin, por thotë se ai “po endet korridoreve” njëjtë sikurse Vuk Jeremiqi, shkruan B92.

“Sido që të jetë, Thaçi, njëjtë sikurse Jeremiq, shëtitet korridoreve në Nju Jork”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat