Veseli: Kurti po ndryshon për pushtet, i është ofruar Listës Serbe për koalicion

Aktuale

Veseli: Kurti po ndryshon për pushtet, i është ofruar Listës Serbe për koalicion

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:51
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij ka vija të kuqe vetëm me Serbinë dhe me njerëzit e korruptuar.

Sipas tij, të pranueshme janë edhe Lista Serbe e edhe partia e Nenad Rashiqit, nëse janë parti të Kosovës.

“Edhe Lista Serbe, edhe partia e Nenad Rashiqit, që janë të Kosovës… Kam marrëdhënie korrekte me Listën Serbe dhe jam gardian për të mbrojtur të drejtat serbe, por ata kanë me njoftë flamurin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Lista Serbe, thotë Veseli, duhet të jetë në institucionet e Kosovës.

Tutje, ai ka akuzuar VV-në dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, se i është vardisur Listës Serbe, dhe thotë se këtë e ka bërë vetëm për pushtet.

“Kumari me ta s’kam pasur kurrë. Por, afërsi kanë me ta ata që i shajnë më së shumti. Pra është Vetëvendosja. Po do t’ia krijojë vetes terrenin që të jetë e pranueshme për ndërkombëtarët. E njeh shtetin e Kosovës, thotë se do të bëjë koalicion me Listën Serbe. Por, qëndrimet s’bën të ndryshohen. Të gjitha këto ndryshime i ka bërë Kurti për pushtet”, deklaroi Veseli në Rubikon të KTV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat