Zeka: Në parlament do hyja edhe sikur të shkoja në koalicion me Duda Baljen

Aktuale

Zeka: Në parlament do hyja edhe sikur të shkoja në koalicion me Duda Baljen

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 22:43
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kryetar i partisë PEK ka qenë mysafirë në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit pikësynimi është të shkojnë me 8 deri në 10 deputetë, derisa ka folur edhe për partinë NISMA, pjesë e së cilës ishte vet ai, nga i cili subjekt edhe siguroi një ulëse në parlament në legjislaturën e fundit.

“Pikësynimi është me shku me 8 deri në 10 deputetë. Në NISMA kam qenë kandidati më i votuar pas Fatmir Limajt.

Po të kishin guxim NISMA dhe Pacolli s’do të shkonin në këtë koalicion kaq të pandershëm.

PEK me gjithë hezitimet që kanë dominu në grupet e analistëve dhe qytetarëve dhe ndërfalltorëve politik, vendosi me shku e vetme në garë, mi tregu qytetarëve që dikush rregulla, etikë dhe parime”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se i vetëm do të zgjedhej deputet edhe sikur të shkonte në koalicion me pakicat.

“Unë do të hyja në parlament edhe sikur të shkoja në koalicion me Duda Baljen, por edhe me ashkalinjtë.

Çka nëse nuk hy? Nëse nuk hy, dëshiroj me miqtë e mi me më thanë dikush se paske fytyrë”.

Zeka ka komentuar edhe vendimin e KQZ-së që PEK mos të ketë komisioner në zgjedhje.

“KQZ ka bërë skandal në vete që s’na i kanë pranu komisionerët, kemi informacion që një zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës që i ka dhënë urdhër KQZ-së që mos t’i kemi komisionerët tanë, për këtë do t’i drejtohemi gjykatës”.

Ndryshe, PEK në zgjedhjet e 6 tetorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat