Bajqinovci: Qytetarët nuk do të plaçkiten më duke paguar energji termike që nuk e harxhojnë

Aktuale

Bajqinovci: Qytetarët nuk do të plaçkiten më duke paguar energji termike që nuk e harxhojnë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:12
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë qeveri që dy dekada, nuk ka krijuar politika zhvillimore që do të menaxhonin si duhet ndërmarrjet publike.

Ai ka marrë shembull Termokosin, i cili humb energji termike dhe nuk i inkason të hyrat për shkak që sipas tij, energjia termike shpërndahet pa kontroll.

Mirëpo, Bajqinovci i cili ka numrin 20 në listën e Vetëvendosjes, premton se, qytetarët nuk do të paguajnë “paushallë” dhe ka marr një shembull për ta shtjelluar se, nëse një qytetarë nuk e aktivizon radiatorin në njërën nga hapësirat e banesës së tij, ai nuk do të paguaj për të, siç kanë bërë deri më tani.

Postimi i plotë i Bajqinovcit në Facebook:

Nuk ka raport ndërkombëtar, ose i instituteve të pavarura në Kosovë që nuk i shprehin shqetësimet për mënyrën e menaxhimit të keq të ndërmarrjeve publike.
Tash e 20 vite as një qeveri nuk ka krijuar politika zhvillimore që do të menaxhonin si duhet ndërmarrjet publike.
P.sh, Termokos dhe Ngrohtorja e qytetit të Gjakovës humbin energji termike dhe nuk i inkasojnë të hyrat për shkak se energjia termike shpërndahet paushall.
Me qeverinë Kurti, energjia termike do të shpërndahet në mënyrë racionale dhe do të minimizohen humbjet e saj.
Në bashkëpunim me Rregullatorin për Energji, të cilit do ti përgatisim edhe kuadrin ligjor në mënyre që të bëhet matja e shpenzimeve termike në çdo burim energjie në çdo radiator do të vendosen "Matës të mençur" që do të bëjë matjen e saktë të shpenzimeve të energjisë termike të harxhuar.
Këta matës të mençur do të lexohen prej distance nga Termokos me sistemin wireless, pa pasur nevojë të futen në banesa. Ne baze të asaj se sa është përdorur radiatori të faturohen harxhimet e konsumatorit. Nuk do të ketë më shpenzime paushallë, ose banesa që janë të pa përdorshme e që do të faturohen pa shpenzuar energji termike.
Nëse një qytetar nuk e aktivizon radiatorin në njërën nga hapësirat e banesës së tij, nuk paguan për të. Ne do ta heqim praktikën që pagesa e energjisë termike të bëhet me kalkulim te m2.
Kemi plot bashkatdhetar që nuk jetojnë në Kosovë, por atyre u faturohen shpenzimet pasur nevoje te ngrohet hapësira e banimit.
Me këtë strategji, qytetaret do te kursejnë më shumë energji termike, dhe energjia e kursyer mund te përdoret për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore. Me këtë rast qytetaret do te paguajnë vetëm për pjesën që shpenzojnë dhe nuk do te plaçkiten si janë plaçkitur deri me tani.
Të njëjtën strategji do të mund ta përdorim edhe me vendosjen e matësve në çdo ekonomi familjare dhe qytetarët të paguajnë aq sa shpenzojnë, jo sikur tani që shumica e banesave kolektive faturojnë shpenzimet e ekonomive familjare duke përpjesëtuar numrin e banesave me shpenzimet e përgjithshme të ujëmatësit kolektiv. Qeveria Kurti, do ti racionalizoj shpenzimet e qytetareve, do të paguajnë vetëm për pjesën qe shpenzojnë, jo për shpenzimet e paragjykuara nga ndërmarrjet publike.
#erdhidita
#mefailbajqinovci 20
#qeveriaKurtipovjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat