Hasani: Taksa nuk do të hiqet pa garanci të SHBA-së se Serbia do ta njohë Kosovën

Aktuale

Hasani: Taksa nuk do të hiqet pa garanci të SHBA-së se Serbia do ta njohë Kosovën

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:56
Bajram Hasani

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka kaluar qëllimin ekonomik dhe përfitimet e bizneseve.

Ai ka bërë me dije se taksa nuk do të hiqet pa garancinë e ShBA-ve.

“Pa garanci të ShBA-ve se Serbia do ta njohë Kosovën nuk do të ketë as pezullim as heqje të taksës”, ka thënë Hasani në RTK.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se Kosova nuk ka arsye për t’ia dhënë tregun Serbisë derisa nuk e njeh.

Duke folur për koalicionet pas 6 tetorit, Hasani ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në këto zgjedhje, dhe sipas tij do të bëjë koalicion për formimin e qeverisë së re vetëm me ato parti që kanë qëndrim të njëjtë me AAK-në për taksën ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat