Vjosa Osmani hap zyrtarisht fushatën zgjedhore: Fitorja e LDK-së, fitore e Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani hap zyrtarisht fushatën zgjedhore: Fitorja e LDK-së, fitore e Kosovës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:26

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sonte në mesnatë ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, duke shprehur bindjen për fitoren e LDK-së, tha se kjo parti është parti e qytetarëve, ndërsa, të tjerat parti janë të pronarëve. Osmani në hapje të fushatës tha se fitorja e LDK do të jetë historike.

Osmani: Fitorja e LDK është fitore e Kosovës

“Tash fillojmë me fitoren historike të LDK-së dhe të Kosovës. Natyrisht që fitorja e LDK-së është edhe fitorja e Kosovës. LDK është e vetmja parti e qytetarëve, sepse të tjerët janë parti me pronarë. Tash e tutje qytetarët do t’i shohin veprat tona dhe punë të tona të ndershme, për të cilat do të krenohet secili prej tyre”, tha Osmani.

Ndërsa, shefi i shtabit zgjedhor në LDK, Lutfi Haziri duke ftuar simpatizantët e LDK në tubimin elektoral për të prezantuar kandidatët për deputet, tha LDK do të jetë fituese në këtë zgjedhje, ndërsa, pati një porosi për partitë tjera.

Haziri: Partive tjera ju themi “fleni - fleni”

“Sot në orën 19:00 në mbrëmje, Prishtina, zbritni në shesh në papuqe... Manifestiki më i madh që ka me ndodhë sot në Prishtinë, është falë juve, ne ju mirëpresim, e atyre të tjerëve ju themi: fleni – fleni”, tha Haziri.

Fushata zgjedhore zgjatë dhjetëditëshe, zgjatë deri më 4 tetor, derisa zgjedhjet parlamentare mbahen më 6 tetor.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës në një atmosferë festive ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore, proces ky që do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatja e këtij subjekti për Kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur pjesëmarrjen e simpatizantëve të saj, duke thënë se fitorja e LDK-së do të jetë fitore e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Prej sonte ka fillu numërimi mbrapsht për fitoren historike të LDK-së edhe të Kosovës. E natyrisht që fitorja e LDK-së është fitore e Kosovës sepse është e vetmja parti e qytetarëve, të tjerët thjeshtë janë parti me pronarë”.

”Tek ne s’ka pronarë, tek ne ka punë për qytetarët e Kosovës e meqë kemi fol mjaft për sonte, tash e tutje qytetarët do t’i shohim punët tona të ndershme me të cilat do të krenohet secili prej tyre”.

LDK-ja hap fushatën zgjedhore me bindjen për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore në orën 00:00.

Vjosa Osmani, kandidatja e kësaj partie për kryeministre, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve para selisë së LDK-së.

Po ashtu, fjalim ka mbajtur edhe Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Të dy janë shprehur të bindur se partia e tyre do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndërkaq, partitë dhe koalicionet tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit kanë paralajmëruar nisjen e fushatës parazgjedhore gjatë ditës së mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat