Haxhiu: Veseli është figurë e nëntokës, s’është për kryeministër

Aktuale

Haxhiu: Veseli është figurë e nëntokës, s’është për kryeministër

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:35
Albulena Haxhiu

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Kadri Veseli nuk bën të bëhet kryeministër i ri i vendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Veseli ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “është fatkeqësi për Kosovën ta ketë një njeri të tillë në krye të Kuvendit. E, s’bëhet fjalë për kryeministër të Kosovës”.

Ajo ka deklaruar se “Kadri Veseli është figura e nëntokës… e krimit dhe e korrupsionit”.

Sipas saj, “qytetarët s’e meritojnë një kryeministër të tillë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat