Vazhdon gara diplomatike mes Thaçit dhe Vuçiq: Takohet edhe me Presidentin e Costa Rica

Aktuale

Vazhdon gara diplomatike mes Thaçit dhe Vuçiq: Takohet edhe me Presidentin e Costa Rica

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 07:15
Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Costa Rikës, Carlos Alvarado Quesada

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Costa Rikës, Carlos Alvarado Quesada, të cilit i ka shprehur mirënjohje si ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës. Më herët u njoftua se Greqia dhe Selia e Shenjtë janë rrugës për ta njohur Kosovën, pikërisht sheteti që Presidenti serb Vuçiq loboi kundër njohjes kohëve të fundit.

Thaçi në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje që Kosta Rika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe e ka përkrahur Kosovën në çdo forum ndërkombëtar.

“Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe në Ballkan dhe në tërë Europën”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kosta Rika ka politika të suksesshme për mbrojtjen e ambientit dhe Presidenti kërkoi të shkëmbehen përvojat në këtë fushë.

Presidenti Quesada u shpreh se Kosta Rika mbështet angazhimin për paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe në Europë.

Presidenti Thaçi falënderoi për qëndrimin konsekuent të Kosta Rikës karshi Kosovës, përkundër presioneve nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat