Lutfi Haziri tregon pse e quajti Albin Kurtin ‘Mr. Bean’

Aktuale

Lutfi Haziri tregon pse e quajti Albin Kurtin ‘Mr. Bean’

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 07:22
Lutfi Haziri

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar se si është i inspiruar që kandidatit për kryeministër nga Vetevendosja Albin Kurtit t’ia vë epitetin “Mr. Bean”.

Analisti Valon Syla i ka drejtuar një pytetje Haziri ‘live’ nga analiza zgjedhore e KlanKosovë, duke e pyetur rreth asaj që tha se lideri i VV’së i ngjanë firgurës së Mr. Bean.

“Mr. Beani po  vazhdon të sillet njejtë – po ndërton kauza dhe po tërhiqet. Me karakterin e seriozitetit të tij po i përngjan British Jokes”. ka thënë Lufti Haziri.

Kujtojmë që duke folur para qytetarëve të Prshtinës, ka thënë se Albin Kurti është bërë si Mr.Bini, duke e përmendur edhe se si ai kërkoi që Vjosa të bëhet Kryeparlamentare e vet ai Kryeministër.

“Kurrë më ata me neve sun punojnë veç në TV kanë me na pa, edhe ata nëse ju jep naj pare. Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat