"Bisedime deri në zgjidhje" , a është modifikim i qëndrimit gjerman rreth Kosovës, a është pikënisje takimi i Zaev-Rama-Vuçiq në tetor në Novi Sad

Aktuale

"Bisedime deri në zgjidhje" , a është modifikim i qëndrimit gjerman rreth Kosovës, a është pikënisje takimi i Zaev-Rama-Vuçiq në tetor në Novi Sad

Nga: F.B Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:25
Zoran Milivojeviç

Lidhur me qëndrimin gjerman për bisedime deri në zgjidhje të çështjes së Kosovës që doli nga takimi Vuçiq –Merkel nga diplomati serb Zoran Milivojeviç po komentohet si modifikim i qëndrimit gjerman, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Milivojeviç mendon se Gjermania po përshtate me rrethanat globale dhe faktin se ShBA direkt është kyçur përmes të dërguarit të saj special në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe është në interes të tyre të vazhdohet me ritëm të shpejtuar dialogu për çka ka konsensus në perëndim dhe me çka pajtohet edhe Rusia.

"Kjo do të thotë se tash Gjermania angazhohet për dialog deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare që në një farë kuptimi është modifikim i qëndrimit të mëhershëm ", vlerëson Milivojeviç.

Nisur nga fakti se për dialogu duhen dy palë dhe interesat e tyre për zgjidhje kompromisi, Gjermania sipas tij ka marrë në konsideratë qëndrimin dhe interesin e Serbisë se pa kompromis nuk ka zgjidhje.

Milivojeviç këtë vendosmëri të Evropës e sheh edhe në njoftimin për vazhdimin e takimit të Parisit ku duhej takoheshin përfaqësuesit e dy palëve.

Në këtë kuptim sipas tij duhet kuptuar edhe paralajmërimin e takimit të Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit në fillim të tetorit në Novi Sad.

Kur flitet për vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, Milivojeviç thotë se sipas deklaratës së Thaçiqt ato do të hiqen pas formimit të qeverisë së re.

"Ai ka deklaruara se me gjasë taksat hiqen, duke josh perëndimin në anën tjetër kur dihet insistimi i perëndimit për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut ", shtoi Milivojeviç.

Lidhur me vizitën e mundshme të Merkel në Beograd, ai vlerësoi se angazhimi dhe biseda e saj mund të jenë testament për kancelarin e ardhshëm për pozitën e Gjermanisë dhe verifikimi i rezultateve të ardhshme të bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat