NISMA-AKR-PD hapin sonte fushatën zyrtare

Aktuale

NISMA-AKR-PD hapin sonte fushatën zyrtare

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:25
Fatmir Limaj

Koalicioni NISMA-AKR-PD do të bëjë sonte zyrtarisht hapjen e fushatës zgjedhore.

Tubimi me përkrahës dhe simpatizantë të këtyre subjekteve do të bëhet në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Përmes një njoftimi dërguar medieve nga Nisma Socialdemokrate bëhet me dije se hapja e fushatës do të bëhet në ora 18:00.

I nominuar për kryeministër nga ky koalicion është kreu i i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Salla 1 Tetori pritet të mbushet sonte më përkrahës të subjekteve”, theksohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat