Hekuran Murati, ekonomisti dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kapësit e shtetit kanë bë gati shuma të mëdha parash për të penguar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, ky është fundi i tyre andaj edhe nuk do ta pranojnë lehtë.
“Paratë që i kanë paraparë për blerje të votës, ata do të mundohen t’i fusin nëpër media e portale, që të shpërndajnë “fake neës” e të zbehin entuziazmin për ndryshim me çdo kusht”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sot fillon edhe zyrtarisht fushata.
Kapësit e shtetit kanë bërë gati shuma të mëdha parash që të pengojnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! Sepse për kapësit ky është fundi, dhe nuk do ta pranojnë lehtë.
Por situata ka ndryshuar. Tash as votën nuk po ua shet kush, sepse votuesit e kanë kuptuar mashtrimin që po u bëhet qe 20 vite.
Paratë që i kanë paraparë për blerje të votës, ata do të mundohen t’i fusin nëpër media e portale, që të shpërndajnë “fake neës” e të zbehin entuziazmin për ndryshim me çdo kusht.
Prandaj, krejt çka na duhet deri me 6 tetor, është që të jemi vigjilentë dhe të angazhuar.
Së pari, mos u besoni lajmeve të rreme, dhe as mos i lejoni të tjerët t’u besojnë. Kërkoni verifikim për çdo lajm apo raportim.
Së dyti, angazhohuni që të bindni sa më shumë njerëz deri me 6 tetor, dhe tregojuni se ndryshimi vjen vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje! Dy argumentet kryesore që duhet t’i përdorni, janë programi ynë dhe konsistenca.
Na priftë e mbara!
#erdhidita