Abbott: S’është e drejtë të flitet kaq shumë për korrupsionin në fushatë, e pastaj të mos bëhet asgjë

Aktuale

Abbott: S’është e drejtë të flitet kaq shumë për korrupsionin në fushatë, e pastaj të mos bëhet asgjë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:39
Ambasadori i ri britanik, Nicholas Abbott

(E plotësuar) - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaroi se nuk është e mjaftueshme të kemi vetëm deklarata për luftimin e korrupsionit.

Siç tha ai, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë masa konkrete të luftimin në këtë drejtim.

Abbot vlerësoi se Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore derisa tha që Ambasada do të monitorojë nga afër procesin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Dua të theksoj që Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por këto duhet të bëhen nga analizat që vijnë nga konteksti i vendit tuaj. Duhet të ketë rezultate konkrete të korrupsionit dhe krimit të organizuar të profitit të lartë. Ekzekutivi dhe legjislative kanë të drejtë të marrin veprime ligjore për ndryshimin e reformave ligjore. Deri tani Këshilli Prokurorial ka treguar gatishmërinë dhe vullnetin që ky proces të shkoj sa më mirë. Ne do të monitorojmë nga afër këtë proces dhe presim që kandidatët me meritor të marrin këto pozita kaq të rëndësishme. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt arritjes së rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Abbott.

këto komente ai i bëri në tryezën me temën “Dështim apo neglizhencë: Zhvillimet e fundit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Drejtoresha Ekzekutive, GLPS, Arbëresha Loxha, theksoi se sundimi i ligjit është primarë për një shtet demokratik.

Loxha kërkoi nga subjektet politike të cilat hapin sot fushatat zgjedhore të heqin dorë nga premtimet e kota lidhur me reformat ligjore. Siç tha ajo, të lejojnë gjyqtarët e prokurorët ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika.

***

Ambasadori i ri britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se i vije mirë që sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është në programet e pothuajse të gjitha partive politike.

Por ai ka thënë se nuk është e mjaftueshme të ketë veç deklarata, por edhe të ndërmerren veprime konkrete.

“Duhet të ketë efikasitet, vonimi i drejtësisë është mohim i drejtësisë. Duhet të ketë rezultate konkrete të luftimit të korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Abbot në një tryezë të organizuar sot për media.

Ai më tej ka thënë se është e qartë se Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por duhet të bëhen nga analizat e vet kosovarëve që burojnë nga konteksti i vendit tuaj, kurse shtoi se Britania do të jape mbështetjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat