Haxhi Shala: Lideri i NISMA-së është treguar burrështetas dhe meriton të jetë kryeministër!

Aktuale

Haxhi Shala: Lideri i NISMA-së është treguar burrështetas dhe meriton të jetë kryeministër!

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:59
Haxhi Shala dhe Fatmir Limaj

Haxhi Shala eshte kandidati me seruioz dhe potencial nga koalicioni Nisma-AKR per te qene deputet apo t’i prije ndolnje ministri, ka mesuar agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” nga buirmet e saj ne Prishtinë. “Ne si koalicion kemi besuar që qytetarët duhet t’iu ofrohet një kandidaturë me vlera. Besoj se Fatmir Limaj është kandidatura më e mirë, por në fund për këtë do të vendosin qytetarët. Elektorati e ka pritur mirë kandidaturën e tij”, ka thënë Shala.

Shala: Fatmir Limaj, ndër kandidatët më të mirë për kryeministër

Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR-PD përmes ne intevrsiten për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka thënë se nuk e di renditjen e listës me 110 kandidatë për deputetë, përveç prijësit të saj. Sipas tij “Fatmir Limaj, ndër kandidatët më të mirë për kryeministër”

Zotëri deputet me qene se jemi ne prag te zgjedhjeve ne Kosove dhe veq ka fillu fushata, ndoshta mund t’thom…mos me thon e eger po fushate e ashper, e nxeht,si po shkojne fushata e partit.

SHALA: Fushata fillon me t25, do tthot nji parafushat ose nje pergatitje e strukturav ka fillu qe 1 muj, nga dhanja e doreheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj ka fillu nje lloj pergatitje per fushat, po mund ta quajm edhe fushat sepse me t’vertet jemi te gjith partit politike duke punuar edhe n’teren edhe neper strukturat politike dhe besoj qe deri me tash mir ka shku, nuk ka pas asnje aksident apo dicka tjeter qysh ka ndodh ma heret… besa ka…është një fushatë n’form qetsie,mund t’themi se eshte e mire.

Zoteri Komandant, apo si zoteri deputet si me ju thëne, meqe keni qene ne balle te  UCK dhe deputet ne Paralamentin e Kosovës, per dallim nga fushatat tjera e kam nje pershtypje pak a shumë nga partit e mdhaja, peshqit e mëdhenj e perdorin Preshevën si kartë për të arritur deri tek ca vota më shumë. Cili është qëndrimi juaj rrethë kësaj qështje?

SHALA: Ne kemi pasur sic e dini edhe ju edhe qytetart, cdo here eshte perdor karta e nacionalizmit sepse kemi shume preshevare qe jetojne ne Kosove edhe nepermes kartes se nacionalizmit per te dalur ne ndihm presheves kan fituar edhe vota por tash e kan pa edhe qytetart e asaj pjese qe esht e kot…premtime te kota sepse behen 20 vjet edhe asnjeri faktor politik asnjeri kandidat asnjeri kryeminister qe ka qene deri tash po as vet shteti i Kosoves mos te shkojme ne individ, nuk ka ber asgje qe mund te themi ose mund te krenohet qytetari i Presheves se Kosova po na jep mbeshtetje bazuar ne ate se cka po bon Serbia per pjesen veriore ne Mitrovic. Ne jemi shume larg te berit asgje per qytetaret atje sa esht duke ber serbia , por besoj qe me ardhjen e zotri Limaj ne krye te pushtetit, ne krye te qeverise do ta merr ket qeshtje me serioze sepse duhet te bisedohet qeshtja e Presheves ne Bruksel per te drejtat e qytetareve atje, mos te hym ne korigjim te kufive jo ajo jo kjo, po t’drejtat e shqiptareve sa drejta i gzojne edhe pjesa serbe ne Kosove.

Shala: Falenderoj diasporen tone e cila i kontirbuoi dhe po i kontribuon dje clirmit te Kosovës, sot ndertimit te vendit tonë

Partitë politike vetëm sa kanë filluar të vendosin “vija të kuqe” mes vehte për koalicione pas zgjedhore. Subjekti juaj, NISMA si qëndron në këtë aspect?

SHALA: Deri me tash, kto vijat e kuqe ishin perdor vetem si fushat elektorale, nuk kish pas asnje parti politike ne formen tjeter qeveria vijat e kuqe, kshtu qe edhe ne nuk kemi vija dhe skemi pas asnjeher, kemi pas vija te kuqe deri ne kualicion parazgjedhor, po mas zgjedhor nuk kemi vija te kuqe, aj i cili fiton duhet ta mbaje qeverine, shqiptaret duhet sa me shpejt qe ta krijojne qeverinë, Kosova duhet ta krijon qeverine dhe të mos kemi pengesa, apo të ketë mundësi ne krijimin e ndonjë bllokade institucionale edhe pas zgjedhjev sepse jan shum qeshtje te medhaja qe pret kosoven edhe duhet sa me shpejt qe te mundet pra te perfundoje kjo qeshtj.

Cili është qëndrimi juaj për taksën? Cka pas zgjedhjeve, cfarë do të ndodhë me taksën?

SHALA:Në bazë te rrethanave dhe zhvillimeve politike qe do te zhvillohen ne mes kosoves dhe Serbise edhe do te vendosim per taksen nuk mund tash do ta heqim dhe do ta leme taksen po ti shiqosh zhvillimet politike, dialogu si po funksionon ateher mund te mirren edhe vendime te duhura ne momentin e duhur. Tash eshte heret te themi qe ka me bo kto ose ato sepse edhe taksa e ka pas efektin e vet pozitiv ndaj serbis. Sidomos te prodhuesit vendore ka qene jashtezakonisht e fitimprures.

Gjatë qeverisjes së kaluar, për të vlerësuar ka qenë veprimi i ministrit tuaj z.Endrit Shala i cili saher është tentuar të ëpërkëmbet Kosova, është sjell dinjitetshëm, vlenë të theksohet rasti I Sarajevës kur e lëshoi tavolinën e punës. A besoni se me Fatmir Limajn kryeministër, Kosova do të ketë taman sjellje të burrështetasit, nga ana e kryeministrit?

SHALA: Lideri jonë zotri Limaj eshte treguar taman nje burr shtetas ne vende dhe cdo herë qe cenohet ose nencmohet shteti jonë ai do te din te veproj ne ato momente qoftë edhe duke e lëshuar takimet, por tavolines asnjeher nuk i ik sepse din se cka don dhe si te vepron. Per ket arsye edhe e themi para elektoratit se oferta e nismes per Kosoven per kryeminister eshte nje nder ofertat ma serioze per gjitha partit politike. Tashti në qoftë se dikush mund ta nxjerr ketë vend nga kriza eshtë diaspora shqiptare, sepse diaspora shqiptare nuk eshtë ajo diaspora e cila ka qene deri me tash, e qe me bizniset e tyre ne perendim mund te kthehen ne nje blerëse e mallrave tona per jashtë. Ne nuk kemi me nevoj as per investor gjerman as per zvicran apo dicka tjeter sepse i kemi investitoret e tane, bashkqytetaret tane, diasporen tone, e cila mundet aq sa prodhon Kosova ta blejne menjeher. Duhet ta shfrytezojme kete aset te cilen e kemi sot ne perendim. Per fund deshta te falenderoj diasporen tonë sikur ata ne Zvcer, Gjermani, Prage..e vndfet tgejera te BE-së deir ne Amerikë e cila i kontirbuoi dhe po i kontribuon dje clirimit te Kosovës, sot ndertimit te vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat