Kandidati për deputet tregon detaje për SHIK-un: Pyet Veselin, si u paguan 90 agjentët e SHIK-ut, nga i mori paratë?

Aktuale

Kandidati për deputet tregon detaje për SHIK-un: Pyet Veselin, si u paguan 90 agjentët e SHIK-ut, nga i mori paratë?

Nga: N.Sh Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:18
Kadri Veseli

Ish-deputeti i Kosovës, dhe kandidati për deputet tash nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Tali ka pyetur Kadri Veselin, ish kreun e SHIK-ut se si i pagoi 90 agjentët e SHIK-ut?

Tali përmes një postimi në facebook, thotë se Veseli asnjëherë nuk tregoi si e financoi SHIK-un, si i pagoi ata, dhe si ua hoqi shpenzimet të gjithë atyre puonjsve.

Tali pyet se ku i morri parat, pasi ai ishte shërbim i PDK-së.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq, edhe nihere unë, Driton Tali, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.

Sot gjendem para selisë së dikurshme të SHIK-ut. Siç dihet SHIK-u kishte zyra gjithandej. Kadri Veseli, si ish shef i saj, tashti i ka "shpallë luftë korrupsionit dhe nepotizmit si dikur Serbisë".

Ashtu po na thotë. Por, doktorant Kadri Veseli deri tashti nuk na tregoi se: si e financoi SHIK'un?! Na ka treguar: se SHIK'u i kishte 90 agjentë. Por, asnjëhere nuk na tregoi si ja pagoi agjentëve tij rrogat, karburantet, mbushjet telefonike e shpenzimet tjera. Ku i morri paret!!! E dijmë që nga Buxheti i Kosovës jo! Për faktin se nuk kishte linje buxhetore për SHIK'un ngase SHIK'u nuk ishte institucion shtetëror sepse ishte institucion partiak i PDK'ës.

Prandaj, derisa nuk na tregon se si e financoi SHIK'un këto fjalimet e tij "kundër krimit e korrupsionit" më gjasojnë me fjalimet e diktatorit korean Kim Jongut për demokraci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat