Begzad Sinani braktisi PDK-në mbështet Limajn, Pacollin e Matoshin

Aktuale

Begzad Sinani braktisi PDK-në mbështet Limajn, Pacollin e Matoshin

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:24
Begzad Sinani

Dhjetë ditë para zgjedheve parlamentare, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës në mandatin e kaluar nga rradhët e Partisë Demokratike, Begzad Sinani, ka braktis PDK-në, duke mbështet publikisht kandidatin e AKR-së për deputetë Fatmir Matoshin, konkretisht listën NISMA AKR, pëkrahje e cila u konfirmua të martën mbrëma me një foto dhe shkrim në profilin e tij në facebook.

Ai ka këkuar mbështetje për Fatmir Matoshin, Fatmir Limën e Behgjet Pacollin.

Në këtë mënyrë, duket se ish kryetari Begzad Sinani ka ndarë përfundimisht rrugët me Partinë Demokratike të Kosovës, parti në të cilën kishte bartur pothuaj të gjitha funksionet drejtuese, pos atij të kryetarit.

Në prill të këtij viti, Begzad Sinani garoi për kryetar dege, por u mund nga Bajram Dermaku. Derisa  mbështetje Famtir Matoshit të AKR-së i ka ofruar që nga fillim korriku i këtij viti.

Postimi i plotë: 

24.09.2019 - K a m e n i c ë
Vota për Kamenicën
Fitore e sigurtë
FATMIR MATOSHI  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat