Kurti: Nuk na duhen liderë që nuk mund ta udhëheqin as një biznes me 2 veta se lëre më qeverinë e popullin

Aktuale

Kurti: Nuk na duhen liderë që nuk mund ta udhëheqin as një biznes me 2 veta se lëre më qeverinë e popullin

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:00
Albin Kurti

Sot zyrtarisht partitë politike kanë filluar fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor,

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ditën e parë të fushatës në qytetin e Mitrovicës. Lideri I saj dhe njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij ka thënë e di që thellë në zemrat e juaj  nuk keni ardhur vetëm për  Lëvizjen Vetëvendosje dhe atë  por për vetën tuaj dhe fëmijët tuaj. E dini së është momentin i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanet që na vodhën, nga politikanët e paditur.

“Keni ardhur se e dini që më këta PAN-ikat që shkojnë ne mengjes si të akuzuar e pasdite në qeveri si punonjës, nuk ka as punë ,as të ardhme, as zhvillim, as qeveri”, tha Kurti.

 “Ne kundërshtuam Asosacionin, Demarkacionin, kriminelizmin  sepse vetëm ne nuk kemi ndryshuar asnjëherë qëllimet dhe parimet. Vetëm në nuk e kemin tradhtuar vendin tonë të vuajtur dhe të dashur. Ne kundërshtuam Zajednicën nga ata që deshën ta fusin Serbinë brenda vetëm ta shpëtojmë veten e tyre” u shpreh Kurti

Kurti ka thënë që vendi nuk duhet ti besohet njerzëve që nuk dinë të udhëheqin.

“Këta liderë nuk na duhen që na vodhën, nuk u besohet te udhëheqin as një biznes me 2 veta se lere ma qeverinë e popullin. Hajnat në burg”, ka thënë Kurti

Kurti ka shpalosur edhe premtimet e tij në qeverisje të shtetit, i cili ka thënë se ekonomia e vendit do të zhvillohet, me c ‘ast do të punësohen të rinjtë.


“Le të zhvillohet biznesi e të punësohen të rinjtë”

“Qerdhet falas për fëmijë dhe shtesat për fëmijë në llogari të nënës”

Nuk mund të shesim e privatizojmë pasurinë publike vetëm pse ka korrupsion. Ky nuk është argument kështu nuk zhvillohet shtetit. ME VV-në nuk shesim pasuri por punësojmë menaxherët më të mirë që kemi”, tha ai

“Investime kapitale ne arsim do të rrisim  deri në 160 milionë euro për 4 vitet e ardhshme”

“Sistemin shëndetësor do ta plotësojmë  me pajisje moderne dhe profesionale”

“Do të ofrojmë 1000 bursa për vajza studente me prioritet që vendosin të studiojnë  shkencat natyrore dhe teknike”

“Pune të garantuar 1 vit për të rinjtë nga mosha 16 deri 18”

“Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta le të dalin të gjithë të vendosin për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh në fund Kurti.

Ndërsa, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i cili i është bashkuar LVV-së ka thënë që për ata që e dojnë zhdukjen e krimit dhe krimineleve duhet ta votojnë atë që është I duhuri për qeverisjen e vendit tonë, Albin Kurtin.

 “Për të bërë atë që doni ju zhdukjen e krimit dhe krimineleve, sepse mjaft më na terrorizuan dhe na plaçkiten, na turpëruan para bashkësisë ndërkombëtare. Ka ardhur dita që të lind një yll I ri që të shndritë e ka dërgu Zoti në mesin tonë n, deshëm apo s’deshëm në do ta bëjmë kryeministër atë sepse ai diti të qëndroj edhe para betejave të mëdhaja që pat edhe si në lëvizje studentore ishte I radhituni në mesin e të pareve , edhe gjatë luftës nuk iki nëpër male po qëndroj me legjendën tonë”, tha Bahtiri

“Ai e ngritke zërin dhe e mbrojtke me dinjitet UCK , e don vendin shume ky njeri duhet ta udhëheq këtë shtet të mjerë të cilin më vjen keq që jam shqiptar me këtë qeverisje që 20 vite” un shpreh Bahtiri gjatë fjalimit në qytetin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat