Reçica: Me Nisma-n dhe kryeministrin në ardhje, Fatmir Limajn, qytetarët e Kosovës do kthejnë shpresën e munguar

Aktuale

Reçica: Me Nisma-n dhe kryeministrin në ardhje, Fatmir Limajn, qytetarët e Kosovës do kthejnë shpresën e munguar

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:25
Nisma Socialdemokrate

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA/AKR/PD, Skender Reçica ka thënë se se me NISMA’n dhe kryeministrin në ardhje, Fatmir Limajn, qytetarët e Kosovës do kthejnë shpresën e munguar.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Reçica i ka falenderuar të gjithë ata që po i mbështesin në mënyrë të fuqishme, teksa ka kërkuar të ruajmë këtë kulturë mobilizimi e gatishmërie deri në ditën e 6 Tetorit, datë që do të rikonfirmojë suksesin tonë të merituar.

Besim, motiv, vizion të qartë. Të bashkuar, për shtetin që duam, rreth idealit të përbashkët dhe programit për mirëqenie stabile, rritje të punësimit, arsim cilësor, sistem cilësor shëndetësor, zhvillim ekonomik!

Kjo është NISMA Socialdemokrate!

Faleminderit që fuqishëm na u bashkuat në nisjen e fushatës së fitores, në nisjen e rrugëtimit të suksesit, për triumfin e përbashkët!

Ju ftoj që edhe përgjatë këtyre ditëve të fushatës të ruajmë këtë kulturë mobilizimi e gatishmërie deri në ditën e 6 Tetorit, datë që do të rikonfirmojë suksesin tonë të merituar.

NISMA është dhe do të jetë adresa e secilit qytetarë. Me NISMA’n dhe kryeministrin në ardhje, z.Fatmir Limajn, qytetarët e Kosovës do kthejnë shpresën e munguar.

BASHKË PËR SHTETIN!
#NISMA122✅
#meFatmirLimajnkryeministër1✅
#SkenderReçica14✅

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat