Ismaili: Vjosa Osmani po vepron nën urdhërat e shefave të saj, po e mbron korrupsionin dhe monopolin

Aktuale

Ismaili: Vjosa Osmani po vepron nën urdhërat e shefave të saj, po e mbron korrupsionin dhe monopolin

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:15
Uran Ismaili

Kandidati për deputet nga PDK,  Uran Ismaili teksa foli për sigurimet shëndetësore akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilët sipas tij i kanë sjellë dëm Kosovës në këtë aspekt.

Ismaili në Debat Plus në RTVD thotë se LDK ka premtuar vazhdimisht për sigurimet shëndetësore mirëpo nuk kanë punuar asgjë në këtë drejtim.

‘’Sigurimet shëndetësore, mendoj se një dëm të madh, jam i bindur se ia ka bërë LDK duke premtu e stër premtu pa qenë fare afër saj. Dy herë ka qenë vendim për t’i mbledhë premiumet, dhe janë largu pas një presioni nga bashkësia ndërkombëtare të cilët kanë thënë se për çfarë po i mbildhni paratë, këtu ka keqpërdorime të mëdha të barnave, ju doni të mbledhni ende para e s’po i shpenzoni, kur ju keni sistem abuziv në çmimin e blerjes së barnave’’, tha Hoxha.

Tutje, ai komentoi një deklaratë të një zyrtari të LDK’së e cila ishte ‘’ Vetëm UFOT dhe paratë që janë kursyer nuk i kemi parë kurrë’’.

Ismaili tha se LDK po ia krijon kushtet Osmanit që ajo ta mbrojë korrupsionin dhe se është nën urdhrat e shefave të saj.

‘’LDK po ia servon Vjosa Osmanit mundësinë që ta mbrojë korrupsionin. Duke qenë ajo nën urdhrat e shefave të vet ajo po e mbron korrupsionin.  Ajo thotë se kanë ardhë barna të kualitetit të dobët. Ne duhet t’i ruajmë monopolet dhe duke i ruajtur monoipolet e ruajmë cilësinë, kështu kanë thënë. Zonja Osmani po e përcjell logjikën e Mustafës. Dhe vazhdon idenë se kur vjen qeverisja e LDK’së, vazhdojnë me monopole’’, përfundon Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat