Muhaxhiri: Hyrja në skenë e Vjosa Osmanit me flamur në dorë është e jashtëzakonshme, s’e kam parë tek të tjerët

Aktuale

Muhaxhiri: Hyrja në skenë e Vjosa Osmanit me flamur në dorë është e jashtëzakonshme, s’e kam parë tek të tjerët

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 00:08
Vjosa Osmani

Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se organizimi i LDK-së në sheshin “Skënderbeu”, në aspektin e dizajnit ishte shumë mirë.

“Mënyra e hyrjes së zonjës Osmanit deri në skenë – me dy vajzat – me flamuj në duar ishte një bombë simbolike. Kishte aq shumë elemente sinjifikues që çonin mesazhe në disa nivele, të qenit grua, nënë, bashkëshorte dhe identiteti”.

“Sa i përket fjalimeve, ideja e LDK-së është që të sulmojë në disa nivele. Me Osmanin dhe asketin e rinisë së saj po targetojnë votuesin e ri; me të qenit grua elektoratin me mbi 50% të elektoratit pasiv – gratë në fshatra që në bazë të një hulumtimi kanë dalje të vogla në zgjedhje; me Brezin e Republikës tentojnë të krijojnë një relacion me ta”, ka thënë Muhaxhiri,.

Sipas tij kandidatët për Kryeministër duhet të investojnë në promovimin e identitetit.

“Hyrja me flamur të Kosovës është e jashtëzakonshme. Nuk e kam parë asnjë kandidat për Kryeministër që e sforcon ashtu identitetin kosovar. Kurti nuk e pati asnjë element..Ishte hera e parë, nëse jemi duke investuar në identitetin kosovarë edhe kandidatët për kryeministër duhet të investojnë në këtë”.

“Në Mitrovicë nuk u intonua himni ynë”, ka theksuar ai lidhur me hapjen e fushatës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ibrahim Rugova është mit dhe secili formacion politik do të përfitojë nga mitet. Nuk shoh të keqe në tentimin për ta shfrytëzuar atë mit për një kategori të caktuar”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat