Mustafa: PDK-ja nuk e ka problem të bëjë koalicion me LDK-në

Aktuale

Mustafa: PDK-ja nuk e ka problem të bëjë koalicion me LDK-në

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 00:38
Rrustem Mustafa

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa – Remi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në.

“Unë besoj se kryetari Veseli nuk e ka të vështirë të vijë deri te koalicioni”, është shprehur Mustafa.

Pavarësisht LDK’së e cila ka vije të kuqe me PDK’në, Mustafa tha se PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në.

“PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në”, theksoi Mustafa.

Ai madje tha se mes PDK’së dhe LDK’së ekziston një flirtim.

 “Ka flirtime, ka një njohje të mirë mes vete. Aspak s’është i rëndësishëm një debat i tillë”, shtoi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat