Haradinaj kujton masakrën në Arbri të Epërme: Çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë

Aktuale

Haradinaj kujton masakrën në Arbri të Epërme: Çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e maskarës së Arbrisë së Epërme, kujtoi anëtarët e familjes Deliu të cilët u vranë mizorisht nga pushtuesit serbë.

Haradinaj tha se çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë dhe kujtimi i përjetshëm i të rënëve është thirrje për të mos harruar dhe për ta vendosur drejtësinë.

“Me përulje kujtojmë sot anëtarët e familjes Deliu, që u martirizuan në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Në Abri të Epërme, 21 vjet më parë, është kryer një nga masakrat më mizore mbi popullsinë civile, duke mos kursyer askënd, as pleqtë e foshnje gjashtë muajshe. Çmimi i lirisë ishte i shtrenjtë dhe kujtimi i përjetshëm i të rënëve është thirrje për të mos harruar dhe për ta vendosur drejtësinë. Sot, si gjithmonë duhet të bashkohemi për ta ruajtur lirinë që e fituam me aq shumë sakrificë. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat