Thaçi: Chirac i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira

Aktuale

Thaçi: Chirac i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:40
Jacques Chirac

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-presindetit të Francës, Jacques Chirac, ka thënë se ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Postimi në Facebook:

Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat