Vuçiq në OKB: Zgjidhja për Kosovën – që asnjëra palë mos të fitoj gjithçka por të marr mjaftueshëm

Aktuale

Vuçiq në OKB: Zgjidhja për Kosovën – që asnjëra palë mos të fitoj gjithçka por të marr mjaftueshëm

Nga: F.B Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:12
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka drejtuar Asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork, ku ka fol për Ballkanin, për Kosovën dhe qëndrimin se zgjidhja për Kosovën është që asnjëra palë mos të fitoj gjithçka por të marr mjaftueshëm, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kam nderi të ju drejtohem si president i Serbisë, vendit të njerëzve të ndershëm, kur isha këtu në vitin 2016 është thënë se situata në botë është më e rëndë, as tash në 2019 nuk aspak më e lehtë. Pak jam i fiksuar por edhe i lumtur që vendet e mëdha nuk e kanë përmendur këtë ",tha Vuçiq.

Zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e tillë që asnjëra palë mos të fitoj gjithçka por të marr mjaftueshëm ka thënë në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme Vuçiq duke shtuar se zgjidhjen e kësaj çështje nuk e do askush më shumë se Serbia për shkak stabilitetit të saj.

Vuçiq theksoi se pret nga fuqitë e mëdha të kuptojnë dhe mbështesin argumentet dhe mos të mbështesin argumentet që shkojnë në drejtimin tjetër siç ishte rasti në vitin 1999 dhe 2008.

"Ne besojmë se kemi të drejtë të vendosim për fatin tonë dhe që është më e mira për popullin tonë", tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia ka çështje të hapur çështjen e Kosovës që e ngarkon zhvillimin ekonomik si në Serbi edhe në regjion.

"Si ka thënë Jovan Duçiq – se armiqtë janë miqtë tanë që dallojnë sipas asaj se nuk na kuptojnë dhe që ka ekziston një mosmarrëveshje e caktuar. Ky është problem shumëshekullor që nuk mund të interpretohet nëpër paragjykime, por ne kemi nisur bisedimet në qëllim të arritjes së zgjidhjes së përhershme. Askush atë se do më shumë se Serbia për shkak stabilitetit tonë", tha Vuçiq.

Duke cituar presidentin amerikan Xhon Kenedi se mund të bisedojmë me njerëz që thonë "çka është e imja është e imja, e çka është e jotja mund të bisedojmë” porositi se zgjidhja duhet të arrihet me marrëveshje që asnjëra palë mos të fitoj gjithçka por të marr mjaftueshëm.

Ai tha se vjen nga një vend i vogël i Ballkanit, që ka pësuar më së shumti në Luftën e Parë, nga populli që ka pësuar më së shumti në Jasenovc në Luftën e Dytë për atë këta njerëz duan paqe edhe stabilitet dhe mundësi zhvillimi në shekullin 21.

Tash nënvizohet e drejta e respektimit të pavarësisë dhe sovranitetit të vendeve të vogla por edhe të jemi të aftë të mbajmë kualitetin dhe drejtën e vendosjes në mënyrë që të veprojmë së bashku.

"Nga ky shkak flas për Serbinë dhe regjionin sepse njëra nuk shkon pa tjetrën ", tha Vuçiq.

"Serbia nuk është ujdhesë", ajo është pjesë e Ballkanit, që do të jetë më i fortë nëse edhe Serbia është më e fortë tha Vuçiq

"Prandaj përherë flasim për paqe edhe stabilitet sepse kjo është mënyra e vetme që të arrihet stabiliteti pa të cilin nuk ka progres dhe zhvillim ekonomik ", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat