LDK-së, i bashkohet një asamblist i AAK-së së bashku me kryesinë e një nëndege

Aktuale

LDK-së, i bashkohet një asamblist i AAK-së së bashku me kryesinë e një nëndege

Nga: N.Sh Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:18
Safet Kamberi, Artan Aliu dhe Ilmi Shabani

Safet Kamberi, kandidat i LDK-së për deputet të Kosovës, nga Mitrovica thotë se sot në LDK nga AAK-ja kanë mirëpritur kryetarin e nëndegës së AAK-së në Zhabar bashkë me kryesinë e nëndegës dhe një asamblist të Kuvendit komunal në Mitrovicë.

“Kemi mirëpritur sot në LDK, Kryetarin e nëndegës së AAK-së në Zhabar z. Artan Aliu me gjithë kryesinë e nëndegës si dhe asambleistin e Kuvendit Komunal nga radhët e AAK-së z. Ilmi Shabani”, shkruan Kamberi në Facebook.

Sipas tij, nga sot ata do të jenë pjesë e LDK-së.

“Lidhja jonë po forcohet. BESO.”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat